Flash

Ilaçet kontrabandë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Mos blini medikamente pa pullë fiskale

Lapsi.al 21 October 2023
Ilaçet kontrabandë, reagon Ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje farmacive në vend që të mos tregtojnë medikamente pa pullë. Në një reagim pas aksionit të sotëm policor në vend, ku u arrestuan 16 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë për kontrabandë dhe tregëtim të medikamenteve pa pullë, Ministria ka deklaruar se do të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave. Po ashtu Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë barna pa pullë fiskale.

Postimi i Plotë:

Përgëzojmë prokurorinë dhe strukturat e policisë së shtetit për punën e tyre në parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë. Të gjitha ilaçet në farmacitë tona kanë kusht ligjor që të jenë të pajisura me pullën fiskale. Farmacitë, në respekt të qytetarëve, duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi. Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale. MSHMS, së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve tanë.

Të këshilluara

Nis takimi i diplomatëve me Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në qeveri përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës-ndihmës Sekretarin e...

11:25

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI