Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

GJKKO urdhëron sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit

Lapsi.al 21 October 2023
GJKKO urdhëron sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar të gjitha pasuritë e Jamarbër Malltezit, pas arrestimit nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Arrestimi i dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë teksa ai kthehej nga një vend i BE-së. Bashkë me Malltezin ka rënë në pranga edhe Fatmir Bektashi, bashkëpronar dhe ndërtues në ish-kompleksin 'Partizani'.

Dosja që ka në dorë Prokuroria e Posaçme është ajo e privatizimit të Klubit Partizani. Më 17 nëntor 2020, ish-kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla kishte ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI