Flash

Nuk është mirë me mendjen, Huntelaar jep dorëheqjen nga Ajax: ezaurim nervor, i duhet pushim

Lapsi.al 21 October 2023
Nuk është mirë me mendjen, Huntelaar jep dorëheqjen nga

Klaas-Jan Huntelaar, ish-sulmuesi i Milan dhe Real Madrid, ka vendosur të japë dorëheqjen nga Ajax. Në klubin holandez ai ishte pjesë e drejtimit teknik që nga viti 2022, me një kontratë të rinovuar së fundmi deri në vitin 2027. Sipas raportimeve të mediave holandeze, 40-vjeçari vuan nga lodhja nervore dhe për këtë arsye ai dëshiron të bëjë një pushim nga futbolli për të gjetur qetësi. "Jam i rraskapitur mendërisht", ka thënë Huntelaar, i cili ndoshta po vuan edhe nga sezoni i vështirë i Ajax. Skuadra, aktualisht në vendin e 16 në kampionat, ndodhet në zonën e rënies në Eredivisie.

Lexo më tej: Video/ Luftime e tymuese në Ajax-Feyenoord: 'Klassieker' u ndërpre, tifozët vendas shkatërrojnë stadiumin

Nuk përjashtohet mundësia që Huntelaar të rikthehet te Ajax në muajt e ardhshëm. Kjo sepse dorëheqja e tij është e përkohshme, pikërisht në përpjekje për të gjetur qetësinë e duhur. Ndërkohë, klubi duhet të përpiqet të ringrihet, me drejtuesit që nuk pranojnë më hapa të gabuar. Van Gaal u kthye së fundmi si konsulent i jashtëm në Bordin e Drejtorëve ndërsa Van der Vaart refuzoi. Ai që rrezikon shumë në këtë pikë është trajneri Maurice Steijn. Situata te Ajax nuk është fare e mirë, me tifozët që kanë kontestuar regullisht skuadrën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI