Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Privatizimi i kompleksit/ Berisha: 'Partizanin' e nisi Nano, e firmosi Rama, jo unë

Lapsi.al 21 October 2023
Privatizimi i kompleksit/ Berisha: 'Partizanin' e nisi Nano, e firmosi

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në konferencë për median për të folur për masën e vendosur ndaj tij nga GJKKO dhe arrestimit të dhëndrit. Ai ka akuzuar prokurorinë se është strukturë e PS-së dhe ka marrë urdhër nga Edi Rama. Berisha ka shtuar se "privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos".

"Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit deklaroj sa vijon për klubin Partizani; Ai nuk është thirrur kurrë nga asnjë prokuror. Me një padi të rreme të ngritur nga Taulant Balla dhe pikërisht se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje nuk ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë shpërndarjë lajme të rreme përmes gazetarëve. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me propozimin e Sali Berishës, as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Me dokumente. Njohja dhe kthimi i tokës së pronarëve të ligjshëm të truallit të kompleksit është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat nga 1994-2007. Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë më parë prokurorja e SPAK-ut, Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar", thotë Sali Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=CxzgkL1oX50&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI