Flash

Vucinic dënohet dy vjet burg për evazion fiskal: konfiskohen prona me vlerë 6 milionë euro

Lapsi.al 21 October 2023
Vucinic dënohet dy vjet burg për evazion fiskal: konfiskohen prona me

Ish-sulmuesi i Juventus, Lecce dhe Roma, Mirko Vucinic, u dënua nga gjykata e Leçes me dy vjet burg. Malazezi përfitoi një dënimi me kusht, për evazion fiskal me akuzën e deklarimeve të gënjeshtërta. Gjyqtari urdhëroi gjithashtu kompensimin e dëmit jopasuror në favor të Agjencisë së të Ardhurave, palës civile dhe konfiskimin e pasurisë së futbollistit për rreth 5.6 milionë euro. Prokurori publik i prokurorisë së Salentos kishte kërkuar 4 vite burg. Mbrojtësi i lojtarit, avokati Antonio Savoia, kishte kërkuar pafajësinë për mosekzistencën e krimit dhe bëri apelim, pasi ishin paraqitur arsyet e vendimit.

Lexo më tej: Ish-sulmuesi i Norvegjisë, dy vjet burg për evazion fiskal, Carew fajson mikun e tij: “I besova, më kontrollonte si një kukull”

Vendimi i shkallës së parë rrjedh nga përfundimi i hetimit nga Guardia di Finanza. Pikërisht ky organ kreu sekuestrimin ekuivalent më 20 nëntor 2019. Gjatë periudhës në të cilën Vucinic ka qenë nën kontratë për katër sezone me ekipin “Al Jazira Club” të Emirateve të Bashkuara Arabe, ai është paguar 13.5 milionë euro. Sipas akuzësm ai nuk ka paguar tatim mbi të ardhurat nga viti 204 deri në 2017, ndërsa mbante ende rezidencën në Itali. Pikërisht, ky detaj e ka penalizuar malazezin që tani është në telashe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI