Flash

FOTO/ Brenda apo jashtë? Provedel i shpëtoi kartonit të kuq, laciali ngushëlloi arbitrin: "Mos u mërzit"

Lapsi.al 22 October 2023
FOTO/ Brenda apo jashtë? Provedel i shpëtoi kartonit të kuq,

Lazio shkoi të fitonte 0-2 në shtëpinë e Sassuolo, por episodi më i veçantë ndodhi në pjesën e dytë. Protagonist ishte portieri i bardhekaltërve, Provedel. Në minutën e 62' ai bllokoi topin në hyrje të zonës së penalltisë, duke ndalur një aksion sulmues të Pinamonti. Numri një i Lazio dukej jashtë zonës dhe për arbitrin Di Bello ishte karton i kuq i drejtpërdrejtë. Por vendimi i kryesorit të ndeshjes u anulua më pas pas një konsultimi të gjatë me VAR.

Ndërhyrja e Provedel ndodhi brenda zonës, ose të paktën duart dhe topi, sepse trupi ishte jashtë. Por pamjet e shfaqura nga VAR shkaktuan shumë polemika në rrjetet sociale. Asistenti që fillimisht kishte sinjalizuar për kartonin e kuqtë më pas i kërkoi falje portierit. Provedel i buzëqeshi dhe i tha: “Mos u shqetëso”.

Felipe Anderson zhbllokoi ndeshjen në Mapei, duke shënuar golin e parë në minutën e 28'. Luis Alberto vuri në siguri rezultatin në minutën e 35', por kartoni i kuq, nëse konfirmohej, mund të ndryshonte skendarët. Lazio me këtë fitore ngjitet në vendin e 7 me 13 pikë, duke u shkëputur nga Sassuolo që mbeti i 12 me 10 pikë.

Lexo më tej: Video/ Inter pushton Torinon 0-3, Thuram-Lautaro-Calha lumturojnë Inzaghi: "Do ta shoh rehat Milan-Juve"

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI