Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

OBSH i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit të banorëve të Gazës

Lapsi.al 23 October 2023
OBSH i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje përsëri Izraelit të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit për banorët e Gazës. Izraeli ka urdhëruar të gjithë njerëzit në veri të Gazës që të evakuojnë rajonin, përfshirë edhe ata që ndodhen në spitale. Por kjo detyrë është "pothuajse e pamundur", thotë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasarevic dhe organizata po i bën thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë atë urdhër.

"Ka pacientë që janë atje që thjesht nuk mund të zhvendosen, shumë prej tyre janë në ventilatorë mekanikë, ka të porsalindur në inkubatorë, njerëz në kushte të paqëndrueshme dhe është shumë e vështirë t'i lëvizësh. Ne po i bëjmë thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë këtë urdhër", tha Jasarevic për BBC.

Jasarevic gjithashtu tha se katër kamionë me materiale kirurgjikale dhe traumatike, si dhe ilaçe për sëmundje kronike u sollën në Gaza përmes pikës kufitare Rafah kohët e fundit, "por kjo nuk mjafton". Ai tha se kishte më shumë kamionë me furnizime gati për të shkuar në anën egjiptiane të kufirit, por nuk kishin garanci sigurie që furnizimet mund të silleshin në mënyrë të sigurt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI