Flash

Studentët e Mjekësisë protestojnë sot përballë Ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 23 October 2023
Studentët e Mjekësisë protestojnë sot përballë

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë njoftuar ditën e sotme protestën e tyre të radhës. Sipas njoftimit ata do të mblidhen përballë Ministrisë së Arsimit për të kërkuar pezullimin e ligjit që sipas tyre është detyrues. Ndryshe nga ditët e tjera të protestës, studentët e kanë njoftuar zhvillimin e tubimit të sotëm pasdite në orën 17:00.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për disa javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik.

Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve.

Të këshilluara

Gaza mes krizës humanitare, India ofron ndihma

Ndihma humanitare e Indisë për Gazën mbërriti në Egjipt të dielën, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Adrindam Bagchi në një postim në X...

08:57

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI