Flash

Avokati i Berishës: Pse ish-kryeministrin nuk e marrin dot me forcë

Lapsi.al 24 October 2023
Avokati i Berishës: Pse ish-kryeministrin nuk e marrin dot me forcë

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur për akuzat e ngritura nga SPAK për korrupsion, për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. I ftuar në emisionin “Opinion” Gjokutaj është shprehur se marrja e masave të sigurisë ndaj Berishës është në shkelje të Kushtetutës pasi nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.

Avokati theksoi se sipas tij “Berisha nuk mund të shoqërohet forcërisht nga policia, pasi nuk është marrë në pyetje”, ndërsa ritheksoi se nga ana e tyre është bërë kallëzim penal për gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre.

“Berisha nuk thotë merrni masë tjetër, problemi është se SPAK në marrjen në dy masa shtrënguese dhe për mua është e kundërligjshme që të merren dy masa. Berisha është vënë në dijeni dhe i qëndron kësaj. Është një proces i parregullt ligjor. Ai nuk mund të shoqërohet forcërisht se nuk është thirrur për t’u pyetur. Sot është bërë kallëzim penal për gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre.

SPAK duhet t’i drejtohet Kuvendit. Berisha nuk ka akuza është person nën hetim për korrupsion pasiv. Ka defekte madhore këtu, Malltezi është marrë në cilësinë e zyrtarit të lartë. Thotë pastrim parash, kjo vepër penale cila është, duhet provuar. Për Berishën thotë se ka përshtatur ligjet sipas interesit të Malltezit”, - tha Gjokutaj. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI