Flash

SHBA kërkon ekstradim të sulmuesve në Banjskë: Duhet të ketë përgjegjësi të plotë

Lapsi.al 24 October 2023
SHBA kërkon ekstradim të sulmuesve në Banjskë: Duhet të

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood deklaroi se “duhet të ketë përgjegjësi të plotë” në bazë të ligjit për personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosovë.

“Personat që janë larguar për në një shtet tjetër duhet të ekstradohen dhe ndiqen penalisht”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

SHBA-ja tha se po punon nga afër me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s për të ndihmuar që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të jetë i qetë. Washingtoni u bëri thirrje palëve që të kthehen në dialog, të përgatitur “që të ndërmarrin hapa konkretë përpara. Është e rëndësishme që palët të bëjnë përparim në të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog", tha ambasadori Wood.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI