Flash

Dyshohet se përdhunuan vajzën në Vlorë, jepet sot masa për 2 të rinjtë

Lapsi.al 25 October 2023
Dyshohet se përdhunuan vajzën në Vlorë, jepet sot masa

Dalin sot para gjykatës dy të rinj të arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në, të cilët akuzohen për abuzim seksual ndaj një 26-vjeçareje.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku Ceno dhe Tahiri tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe një person tjetër detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.

Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Gjatë orëve të paradites, vendi ynë do të jetë nën nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvilli...

07:25

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI