Flash

Policia në shtëpinë e Berishës/ Rama jep leksione për demokracinë në Bruksel

Lapsi.al 25 October 2023
Policia në shtëpinë e Berishës/ Rama jep leksione për

Që prej 21 Tetorit, policia po përpiqet t'i bllokojë pasaportën kreut të opozitës Sali Berisha. Policët kanë qenë në shtëpinë e tij dhe në selinë e PD, pasi gjykata ka vendosur masë sigurie “detyrim paraqitje” për çështjen e privatizimit të kompleksit "Partizani". Vendimi i gjykatave është i paprecedent, pasi për kufizimin e lirisë së deputetëve, Kushtetuta thotë se duhet marrë më parë autorizimi i parlamentit.

Procesi ndaj Berishës, që është konsideruar nga opozita si përndjekje ligjore, por kjo nuk e ka penguar kryeministrin Rama të japë leksione për demokracinë në një forum të organizuar nga Bashkimi Europian, ku mori pjesë bashkë me presidenten e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen.

"Po, demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm. Po, rreshtimi me vlerat e parimet e Bashkimit Europian është thelbësor, por siç dikur Angela Merkel thoshte: “Autostradat nuk funksionojnë siç duhet pa demokraci, por demokracia pa autostrada nuk mund të funksionojë si duhet” tha Rama, ndërsa përsëriti metaforën e martesës me Bashkimin Europian.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI