Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Barcellona-Real Madrid e ndaluar në Angli: ja përse të shtunën aty nuk mund të shihet El Clasico

Lapsi.al 26 October 2023
Barcellona-Real Madrid e ndaluar në Angli: ja përse të

Është një nga sfidat më magjepsëse në planet, por jo e gjithë bota do të jetë në gjendje ta shijojë shfaqjen. Po flasim për Barcelona-Real Madrid, një ndeshje që nuk do të shihet në Mbretërinë e Bashkuar. Arsyeja? Një ligj i cili, për të inkurajuar pjesëmarrjen në stadiume, i ndalon transmetuesit televizivë të transmetojnë ndeshje futbolli midis orës 14:45 dhe 17:15 (me orën lokale). El Clasico i kësaj të shtune është planifikuar për në 16:15 në Spanjë (ose 15:15 në Britaninë e Madhe). E kështu për tifozët anglezë, nuk ka Barça-Real e Gavi kundër Bellingham (që debuton në këtë ndeshje).

Ligji në fjalë quhet “Blackout”. Ai hyri në fuqi në vitet 1960 për të inkurajuar fluksin e njerëzve në stadiume. I njëjti ligj u rinovua deri në vitin 2029. Në thelb, ky rregull i ndalon televizionet të transmetojnë ndeshje nga ora 14:45 deri në 17:15 të shtunave, ditën par excellence kushtuar futbollit në Angli.

Lexo më tej: Xavi, akuza të rënda kundër Blancos: “Mediat favorizojnë Real Madrid, për ne shpikin gjëra”

A MUND TË MODIFIKOHET PËR RASTIN?

Siç raporton TuttoSport, shumë tifozë britanikë e kanë vënë në dyshim këtë ligj prej disa kohësh. Sidomos ata që kanë vështirësi të shkojnë në stadium. Në këtë drejtim, së fundmi ka dalë një propozim për të ndryshuar situatën. Ideja do të ishte ruajtja e “Blackout”, por vetëm për ndeshjet angleze. Në këtë mënyrë mund të përcillen sfidat e mëdha ndërkombëtare. Ashtu si El Clasico Barcelona-Real Madrid, një spektakël që tifozët nuk duken të gatshëm të heqin dorë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI