Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Orban: Jemi krenar që kemi komunikim me Moskën, ndryshe nuk ka mundësi për paqe

Lapsi.al 26 October 2023
Orban: Jemi krenar që kemi komunikim me Moskën, ndryshe nuk ka

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha këtë të enjte se është krenar që komunikon me Moskën, ndonëse diçka e tillë i zemëron liderët e Bashkimit Evropian.

Ai është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar.

“Ne i kemi të hapura të gjitha linjat e komunikimit me rusët. Përndryshe, nuk do të ketë asnjë mundësi për paqe”, u ka thënë Orban gazetarëve, para takimit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Kjo është strategji, dhe ne jemi krenarë për këtë gjë”.

Orban ka thënë se Hungaria është e vetmja që flet “në emër dhe në të mirë të paqes, e cila do të jetë në interes të të gjithëve në Evropë”.

Orban, i cili mban lidhje me Moskën, i ka shtrënguar duart me Putinin gjatë një takimi në Pekin, më 17 tetor, në të cilin është diskutuar për bashkëpunim në energji.

Një takim i tillë i Putinit me një lider evropian ka ndodhur rrallë, prej luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Lideri hungarez ka folur hapur kundër sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës, si përgjigje ndaj nisjes së luftës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI