Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Portierët e shohin botën në një mënyrë tjetër: e konfirmon shkenca

Lapsi.al 26 October 2023
Portierët e shohin botën në një mënyrë

Një studim i bërë në Irlandë vërtetoi se portierët e futbollit e shohin botën ndryshe nga lojtarët e tjerë. E gjitha kjo, e konfirmuar nga shkenca, falë shqisave më të zhvilluara.

Portieri është ndoshta i vetmi rol në futboll ku duhet të jesh vërtet i specializuar për ta bërë këtë. Nëse nuk ke reflekset, pozicionimin dhe tempizmin tipik të një portieri, nuk mund të luash në portë. Kështu, disa neuroshkencëtarë pyetën veten se çfarë e bën rolin e portierit kaq unik. E ata gjetën një përgjigje.

PORTIERËT JANË NDRYSHE

Një hulumtim i kryer në Irlandë në mbi 60 persona të ndarë mes futbollistëve amatorë, profesionistë e të tjerë pa asnjë përvojë futbolli, vërtetoi faktin se portierët janë të ndryshëm nga të gjithë futbollistët e tjerë. Sipas studimit, një portier ka një dritare më të ngushtë kohore për të integruar dhe dalluar sinjalet nga shqisat e ndryshme. Kjo do të thotë se ata janë më të shpejtë në marrjen e një vendimi, sepse janë më të shpejtë në kombinimin e informacionit që vjen nga stimuj të ndryshëm. Përveç kësaj, portierët janë më të predispozuar të dallojnë sinjalet zanore nga ato vizuale.

Kjo i lejon portierët të marrin vendime në një kohë shumë më të shkurtër se futbollistët e tjerë. E kjo pavarësisht se kanë ndjesi shqisore jo të plota ose të kufizuara. Gjëja që shkencëtarët i ka lënë ende të paqartë është nëse kjo aftësi vjen përmes stërvitjes, apo është e lindur.

Duke marrë parasysh që shpesh ka histori të portierëve që e gjejnë veten në portë nga role të tjera dhe më pas nuk lëvizin më (Buffon, Provedel, Neuer...), ka të ngjarë që është një aftësi që ata që bëhen portierë e kanë pasur gjithmonë dhe me stërvitjen e perfeksionojnë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI