Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Sporting i drejtohet CAS, kërkon 30 milionë euro për Joao Mario. Inter: "Asnjë shkelje"

Lapsi.al 26 October 2023
Sporting i drejtohet CAS, kërkon 30 milionë euro për Joao Mario.

Ende nuk është thënë fjala e fundit në betejën ligjore që Sporting Lisbona po zhvillon kundër Inter për çështjen Joao Mario. Klubi portugez, pasi FIFA e refuzoi plotësisht apelin e paraqitur në tetor 2022, vendosi t'i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS). Qëllimi është të kundërshtojë mungesën e aktivizimit nga zikaltrit të klauzolës së vendosur prej 30 milionë euro. Ajo do të futej në fuqi në rastin e transferimit të lojtarit në çdo klub tjetër që merr pjesë në kampionatin portugez. Joao Mário, i cili ishte i huazuar nga Inter te Sporting në sezonin 2020-21, kishte ndërprerë kontratën që e lidhte me zikaltrit dhe më pas, me parametër zero, u transferua te rivalët e qytetit Benfica. Një mënyrë, sipas portugezëve, e gjetur për të anashkaluar klauzolën e lartpërmendur.

Lexo më tej: U transferua te 'armiqtë', tani duhet të paguajë 30 milionë euro: Sporting Lisbona hedh në gjyq Joao Mario

E gjithë kjo mund të shihet nga pasqyrat financiare të Inter më 30 qershor 2023 të miratuara sot nga mbledhja e aksionerëve. "Më 10 gusht 2022, Inter mori një kërkesë kompensimi për 30 milionë euro nga Sporting Clube de Portugal - Futebol ("Sporting CP"), në lidhje me transferimin e përhershëm të lojtarit Joao Mario te Benfica - lexohet në shënim -. Më 10 korrik 2023, FIFA e hodhi poshtë plotësisht ankesën e Sporting CP. Më pas, më 6 shtator 2023, Sporting CP apeloi në CAS ("Gjykata e Arbitrazhit Sportiv"). Shoqëria, megjithëse e konsideron veten jo përgjegjëse për shkeljet kontraktuale, po shqyrton ankesat e palës tjetër me avokatët e saj dhe do të veprojë në organet kompetente për mbrojtjen e interesave të saj”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI