Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Dy gola në 60'', pastaj Beysebekov hesht stadiumin Fadil Vokrri: Ballkani dorëzohet ndaj Astana

Lapsi.al 26 October 2023
Video/ Dy gola në 60'', pastaj Beysebekov hesht stadiumin Fadil

Ballkani kishte mundësinë të siguronte kualifikimin me ndeshjen e dyfishtë kundër vendit të fundit të grupit C në Conference League, por e sheh veten tashmë në vështirësi. Kampionët e Kosovës janë mundur 1-2 në Fadil Vokrri në Prishtinë, duke u dorëzuar përballë kundërshtarit që eliminoi Partizanin në playoff. Ballkani mbetet me 3 pikë, i kaluar edhe nga Astana.

[video width="736" height="416" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/astana-1.mp4"][/video]

Kazakët kanë bërë një ndeshje të fortë në planin agonistik, duke shfrytëzuar dëshirën për rezultat të vendasve. Ballkani e pa veten në disavantazh në minutën e 7' falë golit të Hovhannisyan. Por reagimi ishte impresionues e pas 60 sekondash Kuc barazoi 1-1, duke shfrytëzuar asistin e Kryeziut. Daja nxiti të tijtë për të bërë përmbysjen, por shumë raste u shpenzuan duke i lënë në ndeshje kazakët. Beysebekov goditi në momentin e tyre më të mirë, duke kaluar për herë të dytë Astana në avantazh.

[video width="736" height="416" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/ballk.mp4"][/video]

Edhe në pjesën e dytë, ishin kosovarët që shtynë përpara në kërkim të barazimit. Berisha e në fund Manaj kanë gabuar mundësi të arta, duke lejuar Astanan të kthehet në shtëpi me tre pikë dhe me shanse reale për kualifikimin, pas fitores së parë në grup. E me ndeshjen tjetër në shtëpi, ku vizitor do të jetë sërish Ballkani, gjithcka mund të ndodhë.

[video width="736" height="416" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/astana-2.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Atalanta shpëton me një pikë në Graz, Olympiacos trondit West Ham: ja rezultatet në Europa League

REZULTATET E CONFERENCE LEAGUE

Conference League Group A

Klaksvik 3-0 Olimpija Ljubljana

Lille 2-1 Slovan Bratislava

Conference League Group B

Gent 5-0 Breidablik

Conference League Group C

Ballkani 1-2 FC Astana

Conference League Group D

Lugano 1-3 Club Brugge

Conference League Group E

AZ Alkmaar 1-4 Aston Villa

Conference League Group H

Fenerbahce 3-1 Ludogorets Razgrad

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI