Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Fiorentina luan tenis me serbët e Cukaricki: Aston Villa e Eintracht japin spektakël në Conference

Lapsi.al 26 October 2023
Fiorentina luan tenis me serbët e Cukaricki: Aston Villa e Eintracht japin

Në raundin e tretë të Conference League, rezultate tenisitike për Fiorentina e Eintracht Frankfurt. Nuk mbetet pas Aston Villa, fituese me poker në transfertën me AZ Alkmaar. Nuk gabon Fenerbahce, që imponohet 3-1 ndaj bullgarëve të Ludogorets.

Skuadra e Vincenzo Italiano fshiu nga fusha serbët e Cukaricki, me rezultatin 6-0 brenda mureve miqësore të Franchi. Beltran më në fund u lirua, vendimtar me një dygolësh në katër minuta (6', 10'). Listën e golashënuesve e plotësuan Ikoné me një të majtë të fuqishme (29'), Sottil me goditje dënimi (65'), Martinez Quarta (73') dhe Maxime Lopez në fund (83').

Lucas Beltran, lojtari i shumëpritur deri më sot, madje i kritikuar, por titullar dhe vendimtar në fitoren e lehtë ndaj Cukaricki. E lehtë ndoshta edhe sepse ishte ai që gjeti dy goditje blitz të afta për të mposhtur skuadrën serbe e për të rritur vetëvlerësimin. Italiano kishte vënë bast për të si titullar. E në harkun kohor të katër minutave në nisje të takimit, qendërsulmuesi argjentinas shënoi golin e parë dhe më pas realizoi një magji në të dytin. Më pas, Fiorentina bëri diferencën përballë Cukaricki, duke fiksuar një 6-0 të rëndë. Ikoné, Sottil, Quarta dhe Lopez e bënë të dukej një shëtitje. Kështu, duke marrë parasysh edhe rezultatin e ndeshjes tjetër të Grupit (Genk-Ferencvaros 0-0), Fiorentina e vendos veten në pozicionin që në fillim të nëntorit të shkojë në Serbi me mundësinë për të rregulluar përfundimisht renditjen e tyre: tre skuadra në krye me 5 pikë.

NDESHJET E TJERA

Spektakël i Aston Villa në ndeshjen e grupit E. Anglezët fiksuan pokerin në Holandë, duke mposhtur 1-4 AZ Alkmaar. Villians ngjiten në 6 pikë, aq sa Legia Varshavë e Ernest Muçit. Polakët fituan 1-2 ndaj Zrinjski, me sulmuesin shqiptar që luajti për 64 minuta. Sukses impresionues i Eintracht Frankfurt, që shënoi 6 herë në portën e Helsinki. Gjermanët shkojnë në 6 pikë në Grupin G, por mbeten në vendin e dytë pas PAOK. Grekët janë me pikë të plota, pas fitores në transfertën skoceze me Aberdeen. Sukses i rëndësishëm edhe për Fenerbahce në Grupin H, me turqit fitues 3-1 ndaj Ludogorets.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në 60'', pastaj Beysebekov hesht stadiumin Fadil Vokrri: Ballkani dorëzohet ndaj Astana

REZULTATET E MBRËMJES

Conference League Group E

AZ Alkmaar 1-4 Aston Villa

Zrinjski Mostar 1-2 Legia Warszawa

Conference League Group F

Fiorentina 6-0 Cukaricki

Genk 0-0 Ferencvaros

Conference League Group G

Aberdeen 2-3 PAOK FC

Eintracht Frankfurt 6-0 HJK Helsinki

Conference League Group H

Fenerbahce 3-1 Ludogorets Razgrad

Spartak Trnava 0-2 FC Nordsjaelland

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI