Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Roma hipotekon kualifikimin, Liverpool e Bayer të ekzagjeruar: ja rezultatet e Europa League

Lapsi.al 26 October 2023
Roma hipotekon kualifikimin, Liverpool e Bayer të ekzagjeruar: ja

Të mëdhatë nuk kanë gabuar në mbrëmjen e Europa League, që ka përmbyllur raundin e tretë të tij. Liverpool fiton me goleadë ndaj Toulouse, ashtu si Leverkusen. Sukses thelbësor në Grupin G nga Roma. Skuadra e Mourinhos hipotekon kështu kualifikimin, me 2-0 ndaj Slavia Pragë.

Roma mposhti 2-0 Slavia Pragë, duke mbetur me pikë të plota. Gjithçka ishte e lehtë për verdhekuqtë, të cilët e thyen bllokimin pas 45 sekondash falë një goditje fantastike të Bove, pas një topi të rrëmbyer nga El Shaarawy. Faraoni ishte në formë të shkëlqyer dhe në minutën e 17' shërbeu vertikalisht për Lukaku, që shkarkoi një të majtë të fuqishme për të dyfishuar epërsinë. Në pjesën e dytë traversa i mohoi egjiptianit një gol të merituar (63').

Ndeshje e zgjidhur në kohë rekord nga Roma, që ngjitet në krye të grupit me 9 pikë dhe kualifikohet. Bove i dha epërsinë verdhekuqve pas 45 sekondash, pas një presingu efikas nga El Shaaraëy. Egjiptiani ishte frymëzuesi edhe për golin e Lukaku, që nuk i la asnjë shans Mandous. Më pas Roma kontrolloi situatën, çekët u dukën më agresivë dhe Schranz kishte një mundësi të madhe të cilën e shpërdoroi keq. Roma goditi edhe traversën me El Shaarawy, por sidoqoftë 2-0 ishte mjaftueshëm që Mou të festonte.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjra, sukses i rëndësishëm për Brighton, që likuidon 2-0 Ajax. Vazhdon periudha e errët e holandezëve, më në krizë se kurrë edhe në kampionat. Për Grupin E, Liverpool shkatërron 5-1 Toulouse. Një ndeshje pa histori, edhe me turnoverin e fortë të Reds. Klopp kryeson pa asnjë vështirësi, ndërsa francezët humbën edhe vendin e dytë, pas fitores së Union St.Gilloise, 2-1 ndaj LASK. Befasi në Grupin F, ku në Pire Panathinaikos është mundur 1-2 nga Rennes. Parakalohen grekët në renditje, me francezët që arrijnë kuotën e 6 pikëve në 3 ndeshje. Dominim absolut i Bayer Leverkusen në Grupin H. 5-1 janë imponuar gjermanët ndaj Qarabag, ku Xhixha luajti vetëm 15 minutat e fundit pa lënë gjurmë. Protagonist absolut ishte Wirtz me 1 gol e tre asist dhe Grimaldo me dy gola e një asist.

Lexo më tej: Video/ Atalanta shpëton me një pikë në Graz, Olympiacos trondit West Ham: ja rezultatet në Europa League

REZULTATET E MBRËMJES

Europa League Group B

Brighton 2-0 Ajax

Europa League Group E

Liverpool 5-1 Toulouse

Union St.Gilloise 2-1 LASK

Europa League Group F

Panathinaikos 1-2 Rennes

Europa League Group G

FC Sheriff 1-1 Servette

Roma 2-0 Slavia Prague

Europa League Group H

Bayer Leverkusen 5-1 Qarabag FK

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI