Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ U bënë qesharakë: tifozët e Milan kërkuan sherr me atë të Psg... por sulmuan sektorin e gabuar

Lapsi.al 26 October 2023
Video/ U bënë qesharakë: tifozët e Milan kërkuan sherr
Ajo që ndodhi dje në Parc des Princes gjatë ndeshjes së Champions League të fituar nga Paris Saint Germain 3-0 kundër Milan ishte e pabesueshme. Protagonistë ishte një grup nga 2000 tifozët milanistë që ndoqën kuqezinjtë e teknikut Pioli në Paris. Prej ditësh autoritetet franceze kishin vënë nën vëzhgim të fortë ndeshjen mes parizienëve dhe milanezëve. Rreziku për përplasje mes dy tifozerive ishte i fortë, sidomos pas ftesës së bërë nga francezët për ultrasit e një tjetër skuadre italiane. Ajo që alarmoi xhandarmërinë, përtej rivalitetit mes dy klubeve, ishte edhe nga prania e mundshme e ultrasve të Napolit në mbështetje të “kolegëve” francezë. Në fakt, ka pasur jo pak momente tensioni, edhe pse në fund gjithçka shkoi pak a shumë pa probleme. Kjo edhe falë një gabimi qesharak të ultrasve kuqezi... Lexo më tej: Alarm sigurie i nivelit 3 për PSG-Milan: ultrasit franceze ftojnë në Paris tifozët e Napolit Gjatë ndeshjes, disa ultras të Milan, me kapuç dhe të “armatosur” me shtiza flamuri, tentuan të përplasen me tifozët e PSG-së. Vetëm se ishin gabuar. Ata nuk e kuptuan që në sektorin pranë tyre nuk kishte ultras rivalë, por familjarë dhe tifozë të thjeshtë, larg logjikës së tifozerisë së organizuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të stjuardëve të shumtë të pranishëm, situata u normalizua.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI