Flash

Merr flakë një fabrikë mobiljesh në Fier

Lapsi.al 27 October 2023
Merr flakë një fabrikë mobiljesh në Fier

Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm - Çlirim në Fier.

Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.

4 mjete zjarrfikese të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështirë pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.

Ndërkohë rreth 50 punetorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerin prej ambienteve të paperfshira nga flaket bazën materiale.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.

Të këshilluara

Jo vetëm #Kudo, por #KudoShëndetshëm

Kohëve të fundit gjithmonë e më shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për të jetuarin shëndetshëm. Kanë filluar të ushqehen shëndetshëm, të bëjnë kontrolle dhe check...

13:34

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI