Flash

Berisha paralajmëroi padi për deputetin gjerman: Do e çoj në gjyq, trilloi

Lapsi.al 28 October 2023
Berisha paralajmëroi padi për deputetin gjerman: Do e çoj

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se do të padisë deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, i cili tha se ish-kryeministri është nën akuza të rënda nga SPAK. Berisha tha se deputeti gjerman është një trup i institucionit që përfaqëson. Ndër të tjera ish-kryeministri tha se deklaratat e tij janë mashtrime, teksa shtoi se deputeti  nuk duhet të nderhyje në çështjet e brendshme të një partie.

‘Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë. Por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012.’- tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI