Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kush gënjen mes Shehit e Halilit? Trajneri e çon dosjen në FSHF, presidenti pretendon pagesa paradhënie

Lapsi.al 28 October 2023
Kush gënjen mes Shehit e Halilit? Trajneri e çon dosjen në

E paevitueshme që do të përfundonte kështu, duke parë si u ndanë palët pak javë më parë. Orges Shehi tashmë e ka paditur Tiranën në Dhomën e Zgjedhjes së Konflikteve kundër pezullimit të vendosur nga Tirana. Tekniku ka kërkuar gjithashtu përmbushjen e detyrimeve financiare, ashtu si e parashikon kontrata. Në anën tjetër, presidenti Refik Halili, pasi lajmëroi një pezullim të paprecedent, jo shkarkim, tani pretendon se tekniku kampion dhe nënkampion në dy vitet e fundit me bardheblutë është paguar paradhënie deri në dhjetor.

Dikush, në këtë pikë, nuk thotë të vërtetën. Po përse një trajner me një skuadër pretendente, i mirëpaguar, do të donte të shkonte diku tjetër, si Halili deklaroi me pompozitet para gazetarëve? Apo, a është e mundur që pezullimi i trajnerit më jetëgjatë në pankinë të ketë ardhur për dy humbje? Këto janë pyetje për të cilat të gjithë e kanë një përgjigje, por e drejta do të jepet në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, aty ku Shehi ka dërguar dosjen para 3 ditësh…

ÇFARË PËRMBAN PADIA

Kërkesa e teknikut 46 vjeçar është ajo për mos njohjen e pezullimit, me arsyetimin se nuk bazohet askund. Natyrisht edhe përmbushjen e detyrimeve financiare, ku specifikohet pjesa e prapambetur e pagave (nga korriku) dhe vijueshmëria e kontratës (deri qershor 2024).

Lexo më tej: Presidentit Halili nuk i del e keqja me Shehin, e tallën edhe tifozët rivalë: "Zgjedhja më e mirë"

Që cështja ka shkuar deri në këtë pikë, është tregues se negociatat për marrëveshje kanë dështuar. Shehi ka zgjedhur të ndjekë anën ligjore, larg të bërit zhurmë në media, presidenti Halili ka bërë të kundërtën. E tani Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve duhet t’i japë drejtim sportisti të mbajtur peng, në një çështje me shumë thumba.

REAGIMI I SHEHIT

Ikonik reagimi i Shehit ku ka mësuar pretendimin e presidentit Halili. Përmes një story në Instagram, tekniku ka zgjedhur një foto ku shfaqet i habitur, me shkrimin: “Ça thu mer burrë, se na habite fare…”. Më qartë se kaq?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI