Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Lëshojmë sovranitet, “përfitojmë” Ballkanin e Hapur

Lapsi.al 28 October 2023
Lëshojmë sovranitet, “përfitojmë” Ballkanin e

Nga Alban Lauka*

Prej vitesh, ndaj qeverive të Kosovës po ushtrohet trysni nga të gjitha anët që t’a pranojë dhe t’a realizojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për t’a ëmbëlsuar helmin që duhet të kapërdijnë shqiptarët, ky lëshim sovraniteti paraqitet si pjese e një marrëveshjeje që sjell njohjen de facto nga Serbia. Po çfarë është kjo njohja de facto, dhe a ja vlen të themelohet asociacioni për këtë “njohje”?

Njohja de facto mund të sjellë disa lehtësi praktike në marrëdhëniet me Serbinë, si njohja e diplomave të Kosovës, njohje të dokumenteve shtetërore, ndoshta marrëdhënie dypalëshe pak më zyrtare (sidoqoftë pa njohje të shtetit), etj. Qartësisht, të gjitha këto masa shërbejnë vetëm për intensifikimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Problemi është se për Kosovën, Beogradi nuk mund të jetë qëllim përfundimtar, po vetëm çelësi për të hapur rrugën drejt anëtarësimeve në OKB, NATO dhe BE, që do t’a përmbyllnin procesin juridik të shtetformimit. Ky çelës është njohja de jure, jo de facto. Shtetet që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këto organizata kërkojnë që ajo fillimisht të njihet nga Serbia, pikërisht ajo njohje që nuk do të vijë, me, apo pa asociacion.

Pra, ashtu si Ballkani i Hapur propozonte marrëdhënie me Serbinë si alternativë ndaj anëtarësimit në BE, njohja de facto siguron marrëdhënie me Serbinë në vend të anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Serbia detyrohet të njohë disa dokumente shtetërore të Kosovës, ndërkohë që nuk bën asnjë lëshim thelbësor për statusin ndërkombëtar të saj.

Nga ana tjetër, Asociacioni ka peshë juridike dhe praktike të pashlyeshme për Kosovën. Paradoksalisht, pa e njohur Kosovën, Serbia e detyron atë të njohë, de jure e de facto, vetëqeverisjen e komunave me shumicë serbe. Në parktikë, Serbia ka pasur deri tani ndikim, ndoshta edhe kontroll, në veri të Kosovës. Asociacioni e përligj këtë kontroll dhe lidh nën zinxhirët e tij edhe komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, që për 15 vjet kanë qenë të mirë-integruara me pjesën tjetër të Kosovës. Në fakt, ky asociacion do të jetë më qartësisht i pranuar dhe i njohur nga Kosova, se sa vetë Kosova nga Serbia. A ja vlen të lëshohet sovranitet për marrëdhënie me Serbinë?

*Doktor i Shkencave Politike. 

(Shkrimi për Lapsi.al)

Të këshilluara

Një mbret i heshtur norvegjez në Golem

Ende edhe sot, miliona njerëz në botë shohin një video ku një 13-vjeçar, ngrihet nga tavolina e shahut dhe me një shpërfillje të pabesueshme bën ca hapa tallës ...

19:32

3 ditë liri në Milenium

Nga Edi Lesi Ata që po hyjnë këtë të mërkurën pasdite në sallën e Kinema Milenium në Tiranë, nuk ngjajnë shumë me gjindjen rreth e rrotull që është lëshuar ...

20:58

Ermonela Felaj “lë në baltë” Ramën

Përballë skandalit të madh korruptiv të inceneratorëve, strategjia e komunikimit publik të maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama ka qenë e qartë dhe në dukje s...

19:05

Fitorja shqiptare në Mal të Zi

Nga Adriatik Kelmendi Shqiptarët sërish janë faktorët kryesorë politikë në Mal të Zi. Janë dy arritje kryesore të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të...

19:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI