Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Nuk kemi eksperiencë në Superiore". Gvozdenovic shtrëngon fort barazimin, Brahja: "S'i nënvleftësuam"

Lapsi.al 28 October 2023
"Nuk kemi eksperiencë në Superiore". Gvozdenovic

“Sot ishim pa Prençin dhe Liçon, kjo ishte arsyeja se pse ndryshova sistemin e lojës. Ndoshta kishim mundësi të bënim edhe 2-1 por prapë mos harrojmë, se Egnatia ka cilësi. Në 5 minutat e fundit të them të drejtën isha me mendimin të rrinim mbrapa në ekuilibër. Nëse do kishim mundësi për golin mirë, nëse jo, edhe me një pikë ishim të kënaqur". Ivan Gvozdenovic i sinqertë si gjithnjë tregon barazimin 1-1 me Egnatian. Kundër kryesuesve të kampionatit, Skënderbeu ka marrë 4 pikë në dy ndeshje, por luhatjet janë gjithësesi prezente: "Kemi oshilacione, kjo është e vërteta. Nuk kemi ende eksperiencë në Superiore dhe kjo është minus për ne. Por mund të them se edhe me barazimin sot lojtarët e kuptuan çfarë është e rëndësishme: që janë pikët. Superiorja është shumë e fortë. Prapë kemi Dinamon përballë shumë shpejt, por pozitive është që na kthehen lojtarë. Do punojmë për këto gjëra, do bëjmë më mirë në vazhdimësi”, tha Gvozdenovic.

Ajo që po e bën Skënderbeun të vuajë është mungesa e një shënuesi dhe Gvozdenovic e shpjegon kështu: "Për momentin kemi vetëm Sebastine, që është sulmues tipik 9, dhe të tjerët janë më shumë lojtarë krahu se sulmues. Kjo ndoshta është arsyeja pse jemi dobët në fazën sulmuese. Por kjo është situata deri tani".

NË VEND TË TETOVËS SHFAQET ASISTENTI BRAHJA

“Nuk është se e nënvlerësuam ndeshjen. Skënderbeu ka bërë ndeshje të mira në sezon, dhe një moment shpërqëndrimi erdhi goli. Isha i programuar unë të dilja, nuk ka lidhje pse nuk doli Tetova". Julian Brahja shpjegon me shpejtësi arsyen e mungesës së trajnerit para gazetarëve. Ndihmësi i Tetovës pastaj ka analizuar ndeshjen e barazuar 1-1 me Skënderbeun. "Ndoshta ndikoi dhe pauza e ndeshjes, u ftohën pak lojtarët por nuk do tja le asaj. Djemtë duhet të ishin më të kujdesshëm, ndeshja mbaron kur bie bilbili. Skënderbeu e rriti lojën në pjesën e dytë, vinin pas dy humbjeve dhe dhanë maksimumin. Shënimi i shpejtë i golit ka dhe të mira dhe të këqijat e veta" tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI