Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Pezullimi është global, Newcastle e konfirmon: "Tonali i skualifikuar për 10 muaj"

Lapsi.al 28 October 2023
Pezullimi është global, Newcastle e konfirmon: "Tonali i
“Newcastle United mund të konfirmojë se mesfushori Sandro Tonali është përjashtuar nga futbolli konkurrues për dhjetë muaj, duke filluar nga e premtja, 27 tetor.” Me këtë njoftim për shtyp - një akt i pritshëm dhe i duhur - Newcastle zyrtarizoi mëngjesin e sotëm se ka marrë komunikimin për skualifikimin e shkaktuar mesfushorit të tyre. Ratifikimi erdhi nga FIFA për kërkesën e bërë nga FIGC, pas marrëveshjes së arritur me avokatët e italianit kohët e fundit.

Deklarata e "ratifikuar" nga FIFA dhe e komunikuar nga Newcastle

“Prokuroria Federale ka arritur një marrëveshje (në bazë të nenit 126 KGS) me futbollistin Sandro Tonali. Pas kësaj ai do të sanksionohet me 18 muaj skualifikim, 8 prej të cilëve do të ndryshohen me dënime alternative dhe gjobë prej 20 000 euro. Kjo për shkelje të nenit 24 të CGS që ndalon mundësinë e vendosjes së basteve në ngjarjet e futbollit të organizuara nga FIGC, UEFA dhe FIFA”. Lexo më tej: Tonali, skualifikimi një dëm kolosal financiar për Newcastle: klubi kërcënon me padi milionere Milanin “Për sa i përket dënimeve alternative – vijon njoftimi për shtyp – Tonali duhet të marrë pjesë në një plan terapeutik që zgjat të paktën 8 muaj. Si dhe në një cikël prej të paktën 16 takimesh publike, që do të zhvillohen në Itali, për një periudhë 8 mujore, në shoqatat sportive amatore, qendrat federale territoriale, qendrat e shërimit nga varësia ndaj lojërave të fatit. E në çdo rast sipas indikacioneve dhe programit të propozuar nga FIGC. Prokuroria Federale do të monitorojë respektimin e asaj që kërkohet dhe në rast shkeljesh , do të marrë masat në kompetencën e saj, në zbatim të CGS-së, me zgjidhjen e marrëveshjes dhe vazhdimin e procedimit disiplinor pranë organeve gjyqësore të drejtësisë sportive”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI