Flash

Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Izraelin: Mbroni civilët e Gazës

Lapsi.al 28 October 2023
Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Izraelin: Mbroni civilët e

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin theksoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve gjatë operacioneve izraelite në Gaza në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallad. Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Liban që të largohen menjëherë nga vendi, ndërsa fluturimet komerciale janë ende të disponueshme, pasi shkëmbimi i zjarrit me Izraelin intensifikohet.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden theksoi në një letër drejtuar kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, se administrata e tij është gati të ndërmarrë veprime të mëtejshme, pas sulmeve nga organizatat lidhur me Iranin kundër trupave amerikane të vendosura në Irak dhe Siri.

Letra del në dritë pasi Pentagoni njoftoi se avionët luftarakë amerikanë kishin goditur dy objekte të përdorura nga Garda Revolucionare , një organ elitar i ushtrisë iraniane dhe organizata të lidhura me to në Sirinë lindore. Madje kujtohet se dje presidenti amerikan u takua me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi , duke i bërë thirrje Kinës që të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara për t'iu përgjigjur së bashku sfidave globale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI