Flash

Tentoi të mbyste bashkëshorten, në pranga 42-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 28 October 2023
Tentoi të mbyste bashkëshorten, në pranga 42-vjeçari

Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi tentoi të mbyste bashkëshorten. Shkak është bërë një debati për motive xhelozie, sipas raportimit të mediave italiane.

Gruaja u shtrua në spitalin San Paolo në Savona dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në qendër të qytetit.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën bashkëshortin, banues prej vitesh në qytetin e Torretta-s, i cili tashmë kishte rrëfyer se kishte tentuar të mbyste gruan e tij, 31-vjeçare dhe se ndaloi vetëm kur kuptoi se gruaja nuk po merrte më frymë.

Gjithçka ka nisur kur 42-vjeçari shqiptar ka dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me dikë dhe nga xhelozia ka tentuar ta mbyste. E reja ka humbur ndjenjat dhe bashkëshorti i frikësuar kishte kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor. Gjithë ngjarja ka ndodhur kur fëmijët kanë qenë në shtëpi duke fjetur në dhomën e tyre të gjumit. Burri u dërgua në burg dhe do të duhet të përgjigjet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI