Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ushtria izraelite: Vramë kreun e Hamasit, planifikuesin e masakrës së 7 tetorit

Lapsi.al 28 October 2023
Ushtria izraelite: Vramë kreun e Hamasit, planifikuesin e masakrës

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë njeriun që dyshohet se komandonte luftëtarët e Hamasit, të cilët depërtuan në Izrael me paragliderë më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit postoi në X, e njohur më parë si Twitter: “Brënda natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit.

"Abu Rakaba ishte përgjegjës për UAV-të e Hamasit [mjetet ajrore pa pilot], dronët, paragliderët, zbulimin ajror dhe mbrojtjen. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael me paragliderë dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI