Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Ahanonu në minutën e 104' i përgjigjet Isgnadarli: Skënderbeu e Egnatia një pikë pas 111 minutash

Lapsi.al 28 October 2023
Video/ Ahanonu në minutën e 104' i përgjigjet Isgnadarli:

Një ndeshje pambarim në Korçë, me Skënderbeun e Egnatian që morën nga një pikë, pas barazimit 1-1, në një takim që zgjati 111 minuta. Rrëzimi i një tifozi nga shkallët e stadiumi e ndërpreu takimin, për të rifilluar pas 15 minutash. Një sfidë e vendosur në ekstreme: Isgandarli që shënoi në minutën e 2' dhe Ahanonu në minutën e 104'. Skuadra e Gvozdenovic mori barazimin e parë në kampionat, pikërisht në javën e 10 të Superiores.

Për të treguar se debutimi në Rrogozhinë ishte një rastësi, Egnatia e nisi me marsh të lartë takimin në Korçë. Skuadra e Tetovës kaloi përpara pothuajse menjëherë, kur Isgandarli ndëshkoi portierin Alia. Një goditje që korcarët e ndjenë, por nuk u dorëzuan. Kryesuesit e kampionatit prisnin rastin për të mbyllur takimin, por nuk gjetën hapësirën për të fundosur goditjen. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve.

[video width="688" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/eg.mp4"][/video]

Lexo më tej: "Për goditje është ndër më të mirët". Abilaliaj i falet Kekos, Martini e ka me Filin: "Me atë gol fitonim ne"

Përpjekjet e të besuarve të Gvozdenovic u rritën në pjesën e dytë. Sidoqoftë, ndeshja u ndikua edhe nga rrëzimi i një tifozi nga shkallët e stadiumit. Ai u dërgua me ambulancë në stadium, por loja u ndërpre për 15 minuta. Egnatia u mundua të administronte rezultatin, por llogaritë e Tetovës u prishën në fund, Në minutën e 104′ mbrojtësi Ahanonu shënoi golin e barazimit. Skënderbeu dhe Egnatia ndanë pikët në Korçë, me bardhekuqtë që mbajnë vendin e 6 me 13 pikë. Egnatia ndal hapin dhe barazohet nga Partizani në krye të renditjes. Të kuqtë sidoqoftë kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

[video width="688" height="380" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/sk.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI