Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Bayern nuk njeh mëshirë, 8-0 ndaj Darmstadt: Gjasula me të kuqe, miqtë e mbyllën me 9 lojtarë

Lapsi.al 28 October 2023
Video/ Bayern nuk njeh mëshirë, 8-0 ndaj Darmstadt: Gjasula me të

Bayern e ekzagjeron dhe shkatërron Darmstadt 8-0 në javën e nëntë të Bundesligës. Pas tre kartonëve të kuq në pjesën e parë (përfshirë atë të Kimmich që do të mungojë në Klassiker me Dortmund), trigolëshi i Kane dhe dygolëshat e Sané dhe Musiala vendosën ndeshjen. Müller shënoi golin e mbetur për bavarezët, si gjithnjë pa mëshirë ndaj kundërshtarit. Humbja e nëntë radhazi, ndërkohë, për Union Berlin, që u dorëzua 2-0 në Bremen. Augsburg përmbysi Wolfsburg 3-2, ndërsa Borussia Mönchengladbach mposhti Heidenheim 2-1.

Mesazh shumë i qartë për Dortmund në javën që paraprin Klassiker në Bundesligë. Bayern e ka seriozisht. Në Mynih, skuadra e Tuchel mposhti Darmstadt me rezultatin 8-0, pas një ndeshje të çmendur dhe me dy fytyra. Në fakt, sfida ishte menjëherë me intensitet. Në minutën e 4' Kimmich humbi topin dhe rrëzoi përtokë Mehlem që ishte nisur drejt portës. Karton i kuq direkte dramatik, jo vetëm sepse i la bavarezët me dhjetë lojtarë, por sepse do ta pengojë asin e Tuchel të luajë kundër verdhezinjve. Megjithatë, do të vijnë edhe dy përjashtime të tjerë: Gjasula dhe Maglica i lanë miqtë me nëntë lojtarë para pushimit. Lojtari i Kombëtares u ndëshkua në minutën e 21', ndërsa kroati në fundin e pjesës së parë. Kështu që skuadra e Tuchel mori epërsinë numerike.

Lexo më tej: Dygolësh i Coman e Sané, Bayern asfalton Freiburg: Leverkusen rimerr kreun

Bavarezët u përpoqën menjëherë ta shfrytëzonin dhe, pasi goli i Sané u anulua për pozicion jashtë loje, e bënë diferencën në pjesën e dytë. Trigolëshit të Kane (51', 69' dhe 88') iu shtuan edhe dygolëshat e ish-lojtarit të City Sane (56' dhe 64') dhe Musiala (60' dhe 76'). Goleadës iu shtua edhe Müller (71'), ndërsa Bayern është tashmë i vetëm në krye të renditjes, duke pritur Dortmund dhe Leverkusen.

REZULTATET

Bundesliga Germany

Augsburg 3-2 Wolfsburg

Bayern Munich 8-0 Darmstadt

Borussia Monchengladbach 2-1 FC Heidenheim

VfB Stuttgart 2-3 Hoffenheim

Werder Bremen 2-0 Union Berlin

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI