Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Juventus i anulohen dy gola, Cambiaso i jep fitoren në minutën e 97': bardhezinjtë në krye pas 1183 ditësh

Lapsi.al 28 October 2023
Video/ Juventus i anulohen dy gola, Cambiaso i jep fitoren në minutën

Në ndeshjen e javës së 10 të Serie A, Juventus mposhti Veronën 1-0 në minutën e 97' falë një shtyrje në rrjetë nga Cambiaso. Bardhezinjë rikthyen në krye të renditjes për herë të parë pas 124 ndeshjesh dhe 1183 ditësh. Dukej si një mbrëmje e mallkuar për Juventus, që pa t'i anulohen dy gola nga VAR. Në minutën e 13' goditja e Kean e devijuar lehtë nga Vlahovic mposhti Montipò, por goli u anulua për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje në fillim të aksionit. Sërish Kean gjeti golin me kokë në minutën e 53', por edhe këtë herë VAR e anuloi për një faull të sulmuesit ndaj Faraoni. Kur gjithçka dukej e humbur, erdhi goli i Cambiaso, që përfitoi të shënonte pas shtyllës së goditur nga Milik. Shpërtheu festa në stadium dhe Juventus është i pari për një natë.

Lexo më tej: Juventus merr garanci financiare nga Exor: Bordi aprovon rritjen e kapitalit me 200 milionë

Juventus arriti kështu të kalojë Hellasin në fund të kohës shtesë dhe nuk humbi, të paktën për një natë, mundësinë për të kaluar Inter në krye të tabelës. Vendosi një goditje e Cambiaso, i shpejtë të shtynte në rrjetë topin e kthyer nga shtylla, në goditjen e Milik. Sidoqoftë, ishte një ndeshje plot episode dhe protesta. Kean, që e nisi titullar në krah të Vlahovic, iu anuluan dy gola. I pari për një milimetër (vetëm thembra...) jashtë loje, i dyti për një faull në mesfushë ndaj Faraonit, para se të shënonte me kokë. Bardhezinjtë u përpoqën deri në fund dhe në minutën e 97' festuan falë një golit të Cambiaso.

[video width="888" height="482" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/kean-1.mp4"][/video]

[video width="576" height="324" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/kean-2.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/juve-1.mp4"][/video]

Serie A Italy

Sassuolo 1-1 Bologna

Lecce 0-1 Torino

Juventus 1-0 Verona

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI