Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Mehmeti debuton me pikë te Dinamo: Tirana nuk mund dot as vendin e fundit me 10 lojtarë

Lapsi.al 28 October 2023
Video/ Mehmeti debuton me pikë te Dinamo: Tirana nuk mund dot as vendin e

Pas dy humbjeve radhazi, Tirana e Julian Ahmataj nuk arrin të ngrejë kokë as përballë vendit të fundit e, për më tepër, me 10 lojtarë.

Bardheblutë ndalen në 1-1 në derbin kryeqytetas, me "nëndetësen" që rikuperoi golin e Hasanit dhe rrezikoi përmbysjen. Tirana nuk përfitoi as nga dalja me karton të kuq e Goudjabi në cerekorëshin e fundit, duke u mjaftuan me një pikë në javën e 10 të Superiores. Debuton me pikë Mehmeti te Dinamo.

Ndal serinë negative Mehmeti në debutimin në pankinën dinamovite. Një ambjent që e njihte, edhe pse me shumë lojtarë të ndryshuar. Tirana, në anën tjetër, e impenjuar edhe në çështje jashtë fushës si padia e ish-teknikut Orges Shehi, kërkonte të shpengonte rezultatet negative. E kur në minutën e 40 Hasani shënoi golin e avantazhit, për bardheblutë u duk një mision i mundshëm. Goli në fundin e pjesës së parë i coi të gjithë në pushim në 1-0.

[video width="904" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/hasani.mp4"][/video]

GOL E 10 LOJTARË...

Mehmeti është ndjerë në dhomat e zhveshjes dhe Dinamo e nisi me marsh tjetër pjesën e dytë. Barazimi nuk vonoi dhe në minutën e 51' Denison ndëshkoi Kozin, duke e dërguar topin aty ku portieri i ri nuk mund të arrinte. Tirana u fut sërisht në kaos dhe rrezikoi përmbysjen. Këtë herë Kozi bëri mrekullinë duke ndalur kundërsulmin e rrezikshëm dinamovit. E megjithatë, Dinamo pa t'i komplikoheshin gjërat në minutën e 74'. Gouadjabi doli me karton të kuq duke lënë me 10 futbollistë skuadrën e Mehmetit. Tirana mori zemër por jo aq sa të ndëshkonte kundërshtarët dhe të rikthehej te suksesi.

Lexo më tej: Kush gënjen mes Shehit e Halilit? Trajneri e çon dosjen në FSHF, presidenti pretendon pagesa paradhënie

[video width="904" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/denison.mp4"][/video]

Bardheblutë pa Shehin në pankinë kanë dy humbje, një fitore e një barazim dhe e sheh veten në vendin e 4 me 14 pikë. Dinamo mbetet e fundit, por Mehmeti i jep shkëndija reagimi skuadrës, që tani shpreson.

[video width="904" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/kk.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI