Flash

Vidhnin lokale dhe markete, arrestohen 4 persona në Durrës

Lapsi.al 28 October 2023
Vidhnin lokale dhe markete, arrestohen 4 persona në Durrës

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit. Katër të prangosurit akuzohen për vjedhje.

Dy 38-vjeçarë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur produkte ushqimore në një market. Po ashtu, një 40-vjeçar u kap në flagrancë pasi ka tentuar të vjedhë një celular në një lokal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 38 vjeç, banues në Shakllnur, Durrës dhe D. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte ushqimore në një market, në lagjen nr. 13, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një celular, në një lokal. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit për një vjedhje tjetër të kryer më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasin S. Ll., 27 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 25.10.2023, ka vjedhur produkte ushqimore, në një market. Ky shtetas është kapur duke tentuar të kalojë kufirin në PKK Muriqan, Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI