Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Zv.ministri i Jashtëm grek në Këlcyrë: Beleri të betohet dhe të marrë detyrën

Lapsi.al 28 October 2023
Zv.ministri i Jashtëm grek në Këlcyrë: Beleri të

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Kotsiras nga Këlcyra ka folur për çështjen ‘Beleri’. Zyrtari grek deklaroi se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare dhe sipas standardeve të BE.

Mesazhi në fjalë është bërë gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë. Mes të tjerash Kotsiras theksoi rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, duhet të betohet dhe të marrë detyrën.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Të këshilluara

Virale/ Gerard Pique rrëzohet nga skena

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën dhe ish-lojtari i Barcelonës, Gerard Pique u rrëzua nga një skenë në përpara se të niste një turne i ri futbolli. Pique,...

22:26

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI