Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

FOTO/ Kean e kishte thembrën jashtë loje, Allegri i tërbuar: "S'mund ta anulosh se dikush ka flokë e tjetri jo"

Lapsi.al 29 October 2023
FOTO/ Kean e kishte thembrën jashtë loje, Allegri i tërbuar:

Zemërim dhe zhgënjim për Moise Kean, i cili në minutën e 13' të Juve-Verona iu anulua një gol për pozicion jashtë loje vërtet milimetrik. Sulmuesi i Juventus mposhti Montipò pas një aksioni fantastik me një goditje precize në hyrje të zonës, por arbitri Feliciani, pas një raportimi nga VAR, anuloi golin. Pamjet që vinin nga dhoma VAR treguan, për fatin e keq të Kean, se sulmuesi në fillim të aksionit ishte vetëm disa milimetra përpara kundërshtarit. Më saktë, vetëm thembra e juventinit ishte në një pozicion të parregullt.

Lexo më tej:Video/ Juventus i anulohen dy gola, Cambiaso i jep fitoren në minutën e 97': bardhezinjtë në krye pas 1183 ditësh

Në pjesën e dytë, VAR ishte sërish protagonist, duke anuluar edhe një herë një gol të Kean. Sulmuesi 23 vjeçar shënoi me kokë në minutën e 53', por Feliciani, pasi rishikoi fillimin e aksionit në monitor, pa një faull të tij ndaj Faraoni.

ALLEGRI: "DUHET KTHYER TË RREGULLI I DRITËS MES LOJTARËVE"

Massimiliano Allegri, duke folur për Dazn në fund të ndeshjes, komentoi rastin e anulimit të golit të Kean për pozicion jashtë loje: “Duhet të kthehemi në rregullin e dritës mes lojtarëve. Nuk mund të rrezikosh të anulosh një gol për një thembër, një takë ose se dikush ka flokë dhe dikush jo".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI