Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Gol e spektakël mes Eintracht e Dortmund: Borussia rikuperon dy herë, por mbetet pas Bayern

Lapsi.al 29 October 2023
Video/ Gol e spektakël mes Eintracht e Dortmund: Borussia rikuperon dy

Ndodh gjithçka mes Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt të dielën, për javën e 9 të në Bundesligës. BVB nuk arriti të qendrojë në një hap me Bayern i bllokuar në 3-3 nga rivalët e tyre. Verdhezinjtë rikuperuan si pas 2-0 ashtu edhe pas 3-2, por nuk mjaftoi. Sabitzer, Moukoko dhe Brandt anuluan epërsinë e dyfishtë të Marmoush dhe golin e Chaïbi. Dortmund mbetet i pamposhtur në kampionat dhe ngjitet në 21 pikë, duke arritur Stuttgart në vendin e tretë.

Borussia Dortmund dështon në këtë mënyrë të arrijë Bayern Munich në krye të renditjes. Përfundon 3-3 ndaj Eintracht Frankfurt, në një ndeshje plot kthesa. Një pikë e artë për BVB, që rikthehet dy herë të rikuperojë rezultatin. Fillimi ishte intensiv në Deutsche Bank Park, me Kobel që shmangu golin e Hugo Larsson. Një penallti zhbllokoi ndeshjen në minutën e 7'. Wolf preku topin me krah dhe Marmoush nuk gaboi për t'i dhënë epërsinë vendasve. Eintracht shtyu përpara dhe Kobel u përplas me Schlotterbeck për të evituar golin e Chaïbi. Veprim jashtëzakonisht vendimtar, duke qenë se në minutën e 26' portieri i Dortmund ngriti flamurin e bardhë, duke i lënë vendin Alexander Meyer. Sidoqoftë, jo para se të pësonte golin e 2-0, sërish nga egjiptiani Marmoush. Goli i tetë i sezonit për ish-lojtarin e Wolfsburg. Revanshi i Dortmund nisi para pushimit, me Sabitzer që ngushtoi diferencën.

Lexo më tej: Video/ Bayern nuk njeh mëshirë, 8-0 ndaj Darmstadt: Gjasula me të kuqe, miqtë e mbyllën me 9 lojtarë

LËVIZJET E TERZIC

Terzic hodhi në fushë Moukoko dhe Adeyemi në fillimin e pjesës së dytë dhe, pasi rrezikoi rastin e dyfishtë të Knauff dhe Marmoush në minutën e 48', shpërblehet. Moukoko befasoi Trapp me një goditje tokazi nga brenda zonës, që bëri 2-2 në të 54'. Borussia u ndje e kënaqur, Eintracht jo dhe gjeti avantazhin e ri në minutën e 68'. Në gabimin e Brandt, në kundërsulm, Skhiri shërbeu për Chaïbi, që mposhti Meyer për 3-2. Megjithatë, Brandt i sistemoi gjërat në minutën e 82', kur shënoi 3-3 me asist të Adeyemi. Nuk kishte emocione të tjera dhe në Frankfurt u mbyll me barazim. Dortmund mbetet kështu i treti me 21 pikë, duke kapur Stuttgart, ndërsa Eintracht ngjitet në 14 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI