Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

I zbritën nga makinën nën kërcënimin e armëve: rrëmbehen prindërit e Luis Diaz

Lapsi.al 29 October 2023
I zbritën nga makinën nën kërcënimin e armëve:
Orë ankthi për sulmuesin e Liverpool, Luis Diaz. Pasditen e djeshme (të shtunën), prindërit e futbollistit u rrëmbyen në zonën e Barrancas, Guajira, një rajon në veri të Kolumbisë. Sipas informacioneve fillestare, mësohet se prindërit e lojtarit, Luis Manuel Díaz dhe Cilenis Marulanda, po udhëtonin me një furgon. Ata po shkonin për në Los Olivos, lagjen ku ata jetojnë, kur u kapën nga persona të armatosur, me motorë. Keqbërësit hipën në mjetin ku ndodheshin prindërit e Diaz dhe i morën me vete. Menjëherë është aktivizuar bashkëpunimi mes forcave ushtarake dhe policisë për zgjidhjen e rastit. Sipas burimeve të brendshme, nëna e futbollistit tashmë është liruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa babai i tij është ende në duart e banditëve. “Kam folur me nënën e Luis Diaz – deklaroi një burim policor për shtypin e Bogotas-, ajo është e frikësuar, por është mirë. E morën babain lojtarit me motor, e detyruan të zbriste nga makina dhe e çuan atje nëpër shtigje”. Lexo më tej: Video/ Shikoni tentativën për të dëmtuar Luis Diaz nga tribuna: tifozi provon të godasë me shtizë Liverpool ndërkohë konfirmoi një "situatë në vazhdim që përfshin familjen e Luis Diaz" mbi raportet që prindërit e sulmuesit ishin rrëmbyer në Kolumbi. Presidenti i Kolumbisë ka thënë se nëna e Diaz "është shpëtuar", por babai i tij mbetet i zhdukur. “Klubi i futbollit Liverpool mund të konfirmojë se është në dijeni të një situate në vazhdim që përfshin familjen e Luis Diaz në Kolumbi”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI