Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Leverkusen rimerr kreun e Bundesligës: Xabi Alonso kalon 2-1 Freiburg

Lapsi.al 29 October 2023
Video/ Leverkusen rimerr kreun e Bundesligës: Xabi Alonso kalon 2-1

Bayer Leverkusen nuk ndalet më: 2-1 kundër Freiburgut dhe rikthehet në krye të Bundesligës. Një pjesë e parë e dominimit absolut nga skuadra e teknikut Xabi Alonso. Bayer menaxhoi zotërimin e topit në mënyrë flagrante (pothuajse 80%). Aspirinat grumbulluan në mënyrë paradoksale shumë pak në krahasim me atë që treguan. Por gjithsesi arritën të fitonin ndeshjen dhe të kalonin Bayern Mynih në renditje. Në minutën e 36' një gol fantastik i Florian Wirtz, me një gjarpërim në zonë, zhbllokoi ndeshjen.

Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan dhe pas disa minutash të besuarit e Xabi Alonso dyfishuan epërsinë. Një tjetër kundërsulm i Wirtz, që shërbeu për Hoffman në hyrje të zonës. Goditja me të djathtën e gjermanit goditi shtyllën, më pas shpinën e portierit Atubolu dhe përfundoi në rrjetë. Pas golit të dytë të pësuar, djemtë e Streich dhanë shenjë jete dhe në minutën e 70' ngushtuan diferencën. Krosimi i Grifo nga goditja e dënimit, u devijua me kokë nga zëvendësuesi Gulde që bëri 2-1.

Lexo më tej: Video/ Gol e spektakël mes Eintracht e Dortmund: Borussia rikuperon dy herë, por mbetet pas Bayern

Në fund, bardhezinjtë kërkuan golin e barazimit, por kuqezinjtë rezistuan dhe morën tre pikët. Leverkusen fitoi 2-1 dhe u ngjit në kuotën e 25 pikëve, sërish +2 ndaj Bayern Munich. Freiburgu mbetet i mbërthyer në 13 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI