Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Debutuesi Ngannou e rrëzoi në raundin e tretë, Fury fitoi me pikë. Plasin polemikat: "Vjedhje"

Lapsi.al 29 October 2023
Video/ Debutuesi Ngannou e rrëzoi në raundin e tretë, Fury fitoi
Tyson Fury ka mposhtur me pikë ish-kampionin e MMA Francis Ngannou me një vendim jo unanim, në të ashtuquajturën 'Beteja e më të Keqit'. E megjithatë, Arabia Saudite për pak sa nuk ishte dëshmitare e një prej surprizave më të mëdha në botën e sportit. Kampioni i arteve marciale të përziera, në debutimin e tij në boks, në fakt shembi kampionin e peshave të rënda të WBC, me një të majtë në mjekër, në raundin e tretë. Në fund Fury mbizotëroi 94-95, 96-93, 95-94. Shumë yje ishin të pranishëm në ring, përfshirë Cristiano Ronaldo, Mike Tyson dhe Oleksandr Usyk. Ukrainasi do të ndeshet kundër Fury më 23 dhjetor në sfidën për unifikimin e kurorave të peshave të rënda. E megjithatë, humbja e Francis Ngannou për shumë nuk ka qenë e tillë. Plasin polemikat pas fitores jo unanime me pikë të britanikut. "Në Arabinë Saudite sollën djalin më të keq nga MMA, por edhe arbitrat më të këqinj", shkruante një përdorues. Ngannou bëri përfaqësimin e jetës kundër Tyson Fury, duke e hedhur KD në raundin e tretë dhe duke e futur në krizë keq në të tetin. Ai kontrolloi ringun dhe e detyroi Fury të vuante tmerrësisht. Djaloshi i MMA-së madje bllkoi të gjithë rreziqet që vinin nga sulmet e “Gypsy King’s”. E megjithatë debutuesi humbi me pikë. Kështu, beteja e unifikimit të titujve mund të zhvillohet ende, por vendimi i arbitrave në Riad ka qenë i kontestuar. Vetëm njëri nxorri rezultatin 95-94 për Ngannou. Dy të tjerët: 96-93 e 95-94 për Fury, në atë që shumë tifozë e quajtën "vjedhje".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI