Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Inter paralizon Romën, Lukaku një fantazëm: gol i Thuram e Inzaghi kthehet në krye

Lapsi.al 29 October 2023
Video/ Inter paralizon Romën, Lukaku një fantazëm: gol i Thuram e
E para nga ndeshjet e mëdha të javës së 10 të Serie A i buzëqesh Inter, që mposhti Romën 1-0. San Siro fishkëlleu Romelo Lukaku në çdo prekje të topit, nga minuta e parë deri në minutën e fundit, e belgu ishte një fantazëm, asnjëherë i rrezikshëm. Zikaltrit provuan të zgjidhnin ndeshjen e sigurisht që meritonin një rezultat edhe më të rrumbullakosur. Dy traversat goditën zikaltrit me Calhanoglu dhe Carlos Augusto. Sidoqoftë skuadra e Simone Inzaghi e zhbllokoi ndeshjen vetëm në minutën e 80' me Thuram. Goli i francezit bëri të shpërthejë stadiumi Meazza. Inzaghi mbetet në krye të Serie A me 25 pikë, duke mbajtur pas Juventus, -2. Shumë i fortë Inter për një Romë që mendonte vetëm të mbrohej në San Siro. Zikaltrit shënuan "vetëm" në minutën e 81', por në fund të një monologu ofensiv të vazhdueshëm dhe absolut. Goli i Thuram i dhuroi teknikut Inzaghit tre pikët që i mundësojnë skuadrës së tij të rikthehet e para në renditje. Inter është tashmë +2 ndaj Juventus, në pritje të Napoli-Milan. Lexo më tej: Interistët gati të çmendin Lukakun, Curva Nord do të shpërndajë bilbila: 22 euro gjobë kush i përdor Për Lukakun, lojtarin më të pritur të mbrëmjes, ishte një ndeshje fantazmë. Belgu, i fishkëllyer si pritej, preku shumë pak topa pa bërë kurrë një lojë të rëndësishme. 15 minuta plus shtesën edhe për Kristjan Asllanin, që zëvendësoi Calhanoglu, kur rezultati ishte 0-0. Minuta të rëndësishme për mesfushorin shqiptar, përpara impenjimeve vendimtare të kombëtares në nëntor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI