Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

VIDEO/ Pushtohet aeroporti i Dagestanit për shkak të një avioni nga Izraeli

Lapsi.al 29 October 2023
VIDEO/ Pushtohet aeroporti i Dagestanit për shkak të një avioni

Një turmë protestuesish anti-izraelite sulmoi një aeroport në republikën e Kaukazit të Veriut të Dagestanit mbrëmjen e së dielës. Protesta nisi në rrjetet sociale me thirrjet për të bllokuar një fluturim nga Tel Avivi që të ateronte në një aeroport në rajonin me shumicë myslimane. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë qindra njerëz të mbledhur jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Makhachkala që tundnin flamujt palestinezë dhe bërtisnin thirrje anti-izraelite.

Disa nga tabelat e mbajtura nga demonstruesit shkruanin "Vrasësit e fëmijëve nuk kanë vend në Dagestan" dhe "Ne jemi kundër refugjatëve hebrenj". Disa nga demonstruesit nisën të ndalonin makinat jashtë aeroportit duke kontrolluar dokumentet personale të identifikimit të shoferëve dhe pasagjerëve teksa kërkonin shtetas izraelitë midis shoferëve.

Fluturimi nga Tel Avivi u ul në orën 19:17 sipas orës lokale pas së cilës protestuesit hynë në aeroport, duke thyer sigurinë dhe duke vrapuar në pistë. Një grup njerëzish që vrapuan në pistën e aeroportit rrethuan një avion duke tentuar të ngjiten në të.

Agjencia ruse e aviacionit civil njoftoi se të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Makhachkala të Dagestanit do të pezullohen përkohësisht për shkak të shkeljes së sigurisë. Qetsia u vendos vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

Rajonet në të gjithë Kaukazin e Veriut, por veçanërisht Dagestani, kanë qenë dëshmitarë të një sërë demonstratash anti-izraelite që kur Izraeli filloi bombardimet e tij të pamëshirshme të Rripit të Gazës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI