Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Besiktas i tërbuar me blerjen "e madhe": Rebic i padisiplinuar, Yilmaz e përjashton nga stërvitja

Lapsi.al 30 October 2023
Besiktas i tërbuar me blerjen "e madhe": Rebic i padisiplinuar,
Mund të thuhet se është një moment vërtet i ndërlikuar për Ante Rebic në Turqi. Sipas mediave lokale, ish-sulmuesi i Milanit u përjashtua nga stërvitjet e Besiktas. Vendimi ishte i trajnerit të përkohshëm Burak Yilmaz, për shkak të sjelljes së padisiplinuar të kroatit. Skuadra po përgatitej për ndeshjen kundër Gaziantepit, të planifikuar për këtë mbrëmje, kur tekniku mori vendimin e fortë. Rebic ka vuajtur shumë për të gjetur një hapësirë në formacion në klubin turk. Kroati zbarkoi aty në verë, pas 4 sezoneve me ulje-ngritje në radhët e Milan. Deri më tani ai ka bërë 9 paraqitje mes Süper Lig dhe Conference League, pothuajse gjithmonë duke u nisur nga pankina dhe pa arritur të zhbllokohet. Lexo më tej: Video/ Tirana tronditet, Besikas në kthim me dy milanistët Rebic e Messias: "I lumtur që jam këtu" Kroati në fakt ishte blerja e madhe e Besiktas. Kroati u transferua në Stamboll, pikërisht përpara ndeshjes së kthimit me Tiranën, në raundin e dytë të Conference League. Sidoqoftë, Rebic kundër bardhebluve nuk luajti, por edhe në kampionat kroati nuk ka mundur të lërë gjurmë. Tani, me përjashtimin nga stërvitja sulmuesi ka prekur fundin. 30 vjeçari i dha fund aventurës te Milani, ku luajti 123 ndeshje dhe shënoi 29 gola. Besiktas për transferimin e tij pagoi 500,000 euro, ndërsa  bonuset mund të shkonin deri në 2 milionë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI