Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

FOTO/ Gurë mbi autobusin e Lyon, 12 qepje për teknikun Fabio Grosso: nuk luhet ndeshja me Marseille

Lapsi.al 30 October 2023
FOTO/ Gurë mbi autobusin e Lyon, 12 qepje për teknikun Fabio Grosso:
Ndeshja e Ligue 1 mes Olympique Marseille të Gattuso dhe Lyon të teknikut Fabio Grosso është shtyrë. Jashtë stadiumit Velodrome, autobusi i ekipit mik u bë shënjestër e një sulmi me gurë nga ultrasit vendas. Pjesa e djathtë e mjetit ka pësuar dëmtime më të mëdha me disa xhama të thyer. Tekniku i OL Fabio Grosso u godit keq dhe u largua nga autobusi i gjakosur. Një problem me sytë ka edhe zëvendësi i tij Longo.

12 QEPJE PËR TEKNIKUN

Me një hap të pasigurt dhe i mbajtur nga dy persona, me duart që i mbulonin fytyrën e gjakosur, Fabio Grosso u shoqërua në infermierinë e stadiumit të Marsejës, ku një mjek e trajtoi për plagët e marra. I goditur në ballë dhe sipër syrit të majtë, ish-kampioni i botës në Gjermani 2006, tani trajner i Olympique Lyon në Ligue 1, ka patur nevojë për 12 qepje. Ai u largua nga infermieria me një fashë të madhe të mbështjellë rreth kokës. Folësi i stadiumit Velodrome njoftoi për 60 mijë shikuesit e pranishëm se ndeshja ishte shtyrë për një datë të mëvonshme pas incidenteve jashtë stadiumit. Arbitri Letexier zyrtarizoi vendimin: "Pas dëmtimeve të pësuara nga anëtarët dhe duke marrë parasysh mendimin e OL që nuk ka dashur të fillonte ndeshjen dhe protokollin e vendosur, kjo ndeshje nuk do të luhet. Do të përpilohen raportet përkatëse për autoritetet kompetente”. Por John Textor, presidenti i Lyon, zbuloi: "Nuk kërkova që të anulohej ndeshja. Ligue 1 na tha se ata do të flisnin me ekipin. Lojtarët tanë, kapiteni ynë, ishin të jashtëzakonshëm në dhomën e zhveshjes, ata donin të luanin. Ata ishin gati për të luajtur. Vendimi nuk varej nga ne, por erdhi kur ishim jashtë stadiumit”. Në lidhje me teknikun Grosso shtoi: "Ai ishte në gjendje shoku. Nuk mund të fliste normalisht, kishte copëza xhami në fytyrë. Jam i tërbuar, lojtarët tanë, trajneri ynë, ishin përgatitur për këtë mbrëmje, tifozët donin të shihnin ndeshjen".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI