Flash

Itali/ Shqiptari ekzekuton gruan për motive xhelozie, 31-vjeçarja la pas 4 fëmijë

Lapsi.al 30 October 2023
Itali/ Shqiptari ekzekuton gruan për motive xhelozie, 31-vjeçarja la

Etleva Bodi, 31-vjeçe ka ndërruar jetë në Itali mbrëmjen e djeshme. Shqiptarja nuk ka mundur t'i bëjë ballë plagëve të marra pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, 41 vjeç. Sipas policisë, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie, raportojnë mediat huaja.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë të mëparshëm penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim. 31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.

Të këshilluara

Arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Mëngjesin e kësaj të hëne, është vënë në pranga ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku. Gjatë ditës së djeshme pati një konflikt mes disa persona...

09:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI