Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Moise Kean mesazh për simuluesin Faraoni: "Mashtruesit nuk ndalen kurrë"

Lapsi.al 30 October 2023
Moise Kean mesazh për simuluesin Faraoni: "Mashtruesit nuk ndalen
Dy gola të anuluar nga VAR para se të shënonin një të rregullt në kohën shtesë. Goli i argjentinasit Cambiaso i dha Juventus vendin e parë në renditje pas tre vitesh mungesë nga kreu, edhe pse vetëm për një natë. Por zemërimi i Moise Kean, i cili pa dy gola t’i anulohen gjatë ndeshjes kundër Veronës, nuk është shuar ende. Sulmuesi shprehu mërinë e tij në rrjetet sociale: "Mashtruesit nuk ndalen kurrë" "Hustlers don't stop , they keep going" ka shkruar Moise në Instagram në gjuhën angleze. Sulmuesi ka postuar disa foto nga ndeshja e së shtunës në mbrëmje, duke përfshirë edhe atë të kontaktit me kapitenin e Hellas Faraoni. Pas atij kontakti arbitri vendosi të anulojë golin, por pamjet treguan edhe simulimin e veronezit. Faraoni pasi pa që topi përfundoi në rrjetë, u shtri përtokë, duke mbuluar fytyrën me duar. Kështu, një mesazh direkt për mbrojtësin e verdhebluve, për të cilin nuk kanë asnjë pikë dyshimi tifozët në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI