Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Mehmeti merr fitoren e parë me Dinamon: Kaçorri e Vila fundosin Skënderbeun

Lapsi.al 31 October 2023
Mehmeti merr fitoren e parë me Dinamon: Kaçorri e Vila fundosin

Pas barazimit në debutim, edhe fitorja. Dritan Mehmeti merr rezultatin e dytë radhazi në pankinën e bluve, duke mposhtur Skënderbeun në javën e 11 të Kategorisë Superiore. Kaçorri e Vila bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Nikajt. Nëndetësja ngjitet tashmë në 10 pikë, duke iu bashkuar grupit tjetër të skuadrave. Për Gvozdenovic rezultati i tretë pa fitore radhazi, që kompromenton renditjen.

Plot dëshirë për tu kthyer të shpresojnë, Mehmeti ktheu nga minuta e parë qendërsulmuesin Kaçorri. Shtatlarti ishte edhe protagonist në pjesën e parë, duke shënuar një gol që thjeshtoi gjithcka për Dinamon. Një goditje me kokë në minutën e 8' nga sulmuesi zhbllokoi ndeshjen. Kaçorri iu gëzua golit të katërt sezonal e Dinamo një avantazhit të çmuar, por vetëm për 10 minuta. Skënderbeu reagoi dhe barazoi me Nikaj në minutën e 18'.

Dinamo ndjen fantazmat e ndeshjeve të kaluara të shfaqeshin, por i fshiu ato Lorenco Vila në minutën e 28' . Sulmuesi i ardhur si blerja e madhe nga Teuta, e që kishte stonuar nën drejtimin e Di Biaggio, u kthye të festojë duke shënuar golin e 2-1.

Lexo më tej: Video/ Egnatia mposht 2-1 Kukësin mes polemikave: Nica proteston për dy penalltitë

Pas rifillimit askush nuk ndihej komod me rezultatin. Dinamo kërkoi të shënonte golin e sigurisë, ndërsa korcarët të barazonin. Por asnjë prej tentativave nuk përfundoi ku duhej. Gvozdenovic dicka duhet të ndryshojë te Skënderbeu, që ka dy humbje e një barazim në tre ndeshjest e fundit. Korçarët tani janë vërtetë në vendin e gjashtë, por me 13 pikë, kanë vetëm dy më shumë se Dinamo e vendit të fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI