Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Selena Gomez, e shqetësuar për romancën e re të Taylor Swift

Lapsi.al 31 October 2023
Selena Gomez, e shqetësuar për romancën e re të Taylor Swift

Selena Gomez është e shqetësuar se Taylor Swift po “lëviz shumë shpejt” me Travis Kelce, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six.

“Selena mendon se Taylor të shkojë në ndeshje dhe të shëtisë nëpër Nju Jork menjëherë pas njohjes me Travisin është diçka që nuk i shkon asaj,” pohon burimi i brendshëm.

“Historikisht, Taylor ka qenë  super private për gjithçka, dhe tani me këtë marrëdhënie, ajo është aq e hapur  saqë është shumë e çuditshme për Selenën.”

Para Kelce, lidhja më afatgjatë e Swift ishte me Joe Alwyn, me të cilin ajo ishte në lidhje për gjashtë vjet. Të dy u konsideruan si "çuditërisht privatë" për shkak të daljeve të tyre të rralla publike.

Sipas burimit , Gomez ka vënë re se sa ndryshe Swift e ka trajtuar romancën e saj të re me Kelce dhe i ka gjetur disa aspekte "alarmante".

Aktorja e "Only Murders in the Building" thuhet se u kap në befasi kur pa Swift duke u shoqëruar me nënën e Travis, Donna Kelce, në një suitë publike pasi sapo e kishte takuar.

Burimi zbuloi gjithashtu se Selena ka refuzuar ftesat për disa lojëra të Chiefs sepse ajo nuk donte të ishte pjesë e "vëmendjes  mediatike".

Insajderi thekson, megjithatë, se artistet "nuk janë në një grindje" për mendimet e të parës, siç dëshmohet nga daljet e tyre të fundit në West Hollywood, Kaliforni, në fillim të këtij muaji.

“Selena thjesht nuk dëshiron të jetë pjesë e furisë mediatike sepse është vërtet kaotike”, shpjegon burimi./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Fejohen Channing Tatum dhe Zoë Kravitz

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz janë fejuar pas dy vitesh lidhje, raportoi People. Burime të shumta konfirmuan për revistën se aktori i “Magic Mike ” i propoz...

14:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI