Flash

Situatë katastrofike në spitalet e Gazës, personat e plagosur transferohen në karrocat e gomerëve

Lapsi.al 31 October 2023
Situatë katastrofike në spitalet e Gazës, personat e plagosur

Situata në një spital në Gaza po përkeqësohet çdo ditë dhe më shumë, pasi furnizimet po mbarojnë, bombardimet izraelite vazhdojnë dhe njerëzit detyrohen të përdorin karrocat e gomarëve për të transportuar të plagosurit.

Në veri të Gazës dhe qytetit të Gazës, bombardimet izraelite kanë vazhduar gjatë natës në zona të ndryshme, veçanërisht në anën perëndimore të qytetit të Gazës dhe kampin e plazhit, shkruan Sky News.

Sipas thirrjeve nga njerëzit në Gaza, situata në spitalin Shifa sa vjen e përkeqësohet, ku uji dhe ushqimi janë të kufizuar, ndërsa njerëzit kanë filluar të vdesin nga uria.

Gjtithashtu raportohet se ata nuk mundin as të lëvizin për shkak të bombardimeve të forta përreth spitaleve, veçanërisht spitalit al Quds në Tel al Hawa. E njëjta gjë thuhet se po ndodh edhe në vende të tjera si në zonën e mesme të Rripit të Gazës dhe në jug, ku dëgjohen zhurmat e përleshjeve gjatë natës dhe zhurmën e bombardimeve.

Çështje tjetër problematike në Gazë është mungesa e karburantit,ku njerëzit kanë filluar të përdorin karrocat e gomarëve për t'i çuar të plagosurit në spital ose trupat e pajetë në varreza. Gjithashtu, furrat e bukës në Gaza po vuajnë nga një mungesë e madhe karburanti. Edhe nëse përpiqen të përdorin energjinë diellore, atyre u duhet më shumë kohë për të përballuar numrin e njerëzve që vijnë për të marrë bukë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI