Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Superiore/ Egnatia, prova shkëputje nga Partizani: Mehmeti do fitoren e parë me Dinamon, Tirana pret Teutën

Lapsi.al 31 October 2023
Superiore/ Egnatia, prova shkëputje nga Partizani: Mehmeti do fitoren e

Nuk ka paqe për skuadrat e Superiores të thirrura në çështje për një tjetër sforco, duke zbritur në fushë katër ditë nga hera e fundit, për javën e 11 të kampionatit. Dy ndeshje do të luhen të martën e tre të mërkurën. Takime të rëndësishme ku nuk përjashtohen befasitë, sidomos në Laç, ku vizitor është Partizani. Mehmeti kërkon suksesin e parë me Dinamon, ndërsa Ahmataj shpreson t'i japë fund serisë negative.

Kryesuesit e Egnatias, janë të parët që do të luajnë ndeshjen e tyre me Kukësin. Në Rrogozhinë, në orën 14, skuadra e Edlir Tetovës do të kërkojë të kthehet te fitorja, pas barazimit në Korçë. Egnatia tashmë ndjen presionin e Partizanit, të dy me 20 pikë. Vetëm se përballë është një Kukës, që ka shënjestruar vendin e tretë, vetëm një pikë larg. Pas debutimit me pikë, Mehmeti shpreson të marrë edhe fitoren e parë në drejtimin e Dinamos, kur përballë të ketë Skënderbeun, në orën 17. Korcarët sapo kanë shënuar barazimin e parë sezonal, por Gvozdenovic e ka të qartë se duhen pikë për tiu larguar rrezikut.

Lexo më tej: Video/ Mehmeti debuton me pikë te Dinamo: Tirana nuk mund dot as vendin e fundit me 10 lojtarë

TRE NDESHJE TË MËRKURËN

Të mërkurën, delikate është përplasja mes Laçit e Partizanit. Kurbinasit e Josës vijnë nga dy ndeshje pa fitore. Ndërsa Abilaliaj vazhdon të mos gabojë asgjë që kur është ulur në pankinën e Zekic. Tirana, që do të zbresë gjithashtu në fushë në orën 14, është në kaos të plotë, për cështje brenda e jashtë klubit. Sikur të mos mjaftojnë tre ndeshjet radhazi pa fitore, bardheblutë duhet të bëjnë llogaritë edhe me padinë e ish-trajnerit Shehi. Teuta nuk është kurrë një kundërshtar i lehtë e për më tepër skuadra e Martinit vjen nga një humbje në shtesë me të kuqtë. Mbyll javën e 11 sfida në Loro Boriçi mes Vllaznisë, që ka ndryshuar trajner dhe Erzenit, me dy formacionet që kanë vetëm nga një fitore në 5 javët e fundit.

SUPERIORE, JAVA E XI

31/10/23

Egnatia 14 : 00 Kukësi

Dinamo 17 : 00 Skënderbeu

01/11/23

Laçi 14 : 00 Partizani

Tirana 14 : 00 Teuta

Vllaznia17 : 00 Erzeni

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI